Ndërlidhjet

Putin jep vlerësime pozitive për ekonominë


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka dhënë një vlerësim optimist për ekonominë e vendit të tij.

Ekonomia ruse është goditur keq nga sanksionet e Perëndimit, për shkak të ndërhyrjes së Moskës në konfliktin në Ukrainë, si dhe nga rënia e çmimeve globale të naftës.

Putin ka thënë sot se Rusia është përballur me “vështirësi” dhe se vendi ka shmangur një “krizë të thellë”.

Duke iu adresuar një forumi ekonomik në Shën Petersburg, Putin ka thënë se sistemi financiar i Rusisë dhe sektori bankar u janë përshtatur kushteve të reja dhe se inflacioni është mbajtur nën kontroll.

Putin ka falënderuar investitorët e huaj që kanë mbetur në Rusi, pavarësisht sanksioneve të Perëndimit, dhe ka shprehur besimin se bashkëpunimi i Moskës me Perëndimin do të vazhdojë.

XS
SM
MD
LG