Ndërlidhjet

Lavrov dënon projekt-rezolutën për Srebrenicën


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar se miratimi i një projekt-rezolute të Kombeve të Bashkuara, në lidhje me dështimin e OKB-së për të parandaluar masakrën e Srebrenicës, do të çojë në “tensione të mëtejshme etnike” në Ballkan.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një takimi me presidentin e Republika Sërpskës, Milorad Dodik, në margjina të një forumi ekonomik në Shën Petersburg.

Lavrov ka thënë se rezoluta, e cila është propozuar nga Britania, “është krejtësisht e natyrës anti-serbe” dhe “i interpreton gabimisht ngjarjet”.

Në masakrën e Srebrenicës, në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Britania ka thënë se ka hartuar rezolutën për të reflektuar mbi dështimin e OKB-së për të parandaluar gjenocidin.

Ajo pritet të diskutohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së gjatë javës së parë të korrikut, pasi më 11 korrik do të shënohet 20-vjetori i masakrës.

XS
SM
MD
LG