Ndërlidhjet

Qeveria mirëpret lirimin e Haradinajt


Prishtinë
Prishtinë

Qeveria e Kosovës ka mirëpritur vendimin e autoriteteve sllovene për t’i dhënë fund procedurës për ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një komunikate për media, Qeveria e Kosovës ka thënë se ndalimi i Haradinajt ka qenë i paarsyeshëm dhe se është bazuar në fletarrestimet e padrejta të Serbisë.

Haradinaj, pafajësinë e tij e ka dëshmuar në instancat më larta të drejtësisë ndërkombëtare, thuhet në komunikatë.

“Qeveria e Kosovës, duke vlerësuar mirëkuptimin e autoriteteve më të larta sllovene për kërkesën e autoriteteve qeveritare të Kosovës për kthimin e z. Haradinaj në Kosovë, rithekson kërkesën që Sllovenia të ndërmarrë të gjitha veprimet për të evituar përsëritjen e situatave të tilla në të ardhmen”, thekson komunikata.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG