Ndërlidhjet

Liderët e Maqedonisë zotohen në zbatimin e marrëveshjes


Liderët e katër partive kryesore politike në Maqedoni, zhvilluan një takim të ri në përpjekje për zgjidhjen e krizës politike.

Takimi ka zgjatur rreth një orë ndërsa pas tij është publikuar një komunikatë në cilën thuhet se liderët e VMRO-DPMNE-së, Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).

Liderët konfirmojnë përkushtimin e tyre për zbatimin e marrëveshjes së arritur më 2 qershor me ndërmjetësimin e përfaqësuesve ndërkombëtar, edhe atë deri në takimin e radhës më 29 qershor.

Liderët ,siç thuhet në komunikatë, gjithashtu kanë shprehur mbështetjen e tyre për “menaxhimin e tekstit të marrëveshjes nga ana e BE-së në sferën e sundimit të së drejtës që do të jenë në interes të të gjithë qytetarëve“.

Takimi i liderëve partiak, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, vjen një ditë pasi një grup i ekspertëve të Bashkimit Evropian kishte hartuar një raport me kritika të ashpra për Maqedoninë në të gjitha sferat, përfshirë edhe aferën e përgjimeve, por edhe me paralajmërimin se në rast të mosgjetjes së një zgjidhjeje të shpejt, Maqedonia rrezikon humbjen e rekomandimit për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Takimi vjen edhe pas aktiviteteve intensive të ambadadorëve të BE-së, Aivo Orav dhe të SHBA-së, James Baily.

Siç bëhet e ditur, diplomatët perendimor u kanë dorëzuar liderëve partiak raportin përplotë me kritika.

Pika kryesore e këtij raporti, sipas opozitës, ka të bëjë me përgjimet. Në të thuhet se përgjimet janë realizuar me një kualitet shumë të lartë që mund ta bëjnë vetëm shërbimet sekrete, në këtë rast, Drejtoria e Zbulimit dhe Kundërzbulimit.

Shërbimi sekret gjithashtu akuzohet se është vënë në shërbim të partive në pushtet ndërsa vërejtje serioze ka për kriminalitetin dhe korrupsionin për të cilën flitet në bisedat telefonike të përgjuara, e të cilat në vazhdimësi i ka publikuara kreu i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ai në prononcimin e fundit ka thënë se raporti është shumë domethënës pasi sipas tij, tashmë edhe ndërkombëtarët nuk kanë dilema për krimet e bëra nga pushteti aktual. Kjo, sipas tij, do të ndikojë në dorëheqjen e shpejtë të qeverisë aktuale.

“Unë shpresoj se një kohë shumë të shkurtët do të vendoset për formatin e qeverisë e cila do ti përgadisë dhe zbatoj zgjedhjet. Ky raport implikon gjiçka përfshirë edhe dorëheqjen e menjëhershme të Gruevskit. Ky raport është një alarm i fuqishëm që të gjithë ne të ulemi dhe të angazhohemi seriozisht për zbatimin e rekomandimeve“, ka deklaruar Zaev.

Nga ana tjetër, kryeministri, Nikolla Gruevski vazhdon të mbroj pozicionet e tij për të mos dhënë dorëheqje apo që qeveria e re të formohet pa zyrtarët e përfshirë në krime të rënda, sipas opozitës.

Gruevski ka thënë se shumica parlamentare është e gatshme për zgjedhje në çdo kohë, por se nga to frikësohet opozita e cila sipas kreut të qeverisë ka humbur në të gjitha zgjedhjet e organizuara që nga viti 2006.

“Njeriu frikësohet nga zgjedhjet, ai është i vetëdijshëm se në zgjedhjet e ardhshme do të përjetojë një fiasko të rëndë. Ai nuk dëshiron as marrëveshje e as zgjedhje të ketë“, ka deklaruar Gruevski.

Ndryshe, marrëveshja e 2 qershorit bisedimet për të cilën dështuan në Bruksel, parasheh zgjedhje të parakohshme deri në prill të vitit të ardhshëm në organizmin të një qeverie kalimtare e cila do të menxhanonte mbajtjen e tyre.

Por, pikërisht forma e qeverisë ka bërë që partitë të mos arrijnë ende marrëveshjen përfundimtare.

XS
SM
MD
LG