Ndërlidhjet

logo-print

Ngrihen akuzat kundër “vrasësit” në Çarllston


Dylann Roof

Dylann Roof

I dyshuari për vrasjen e nëntë personave në një kishë afrikano-amerikane në Çarllston të Shteteve të Bashkuara, është ngarkuar me nëntë akuza për vrasje dhe një akuzë për posedim të armëve.

I dyshuari Dylann Roof, 21 vjeç, pritet të dalë sot para gjykatës.

Policia është duke i trajtuar vrasjet e së mërkurës në Kishën Emanuel AME si “krim nga urrejtja”.

Roof është arrestuar ditën pasuese.

Guvernatori i Karolinës së Jugut, Nikki Haley, ka thënë se Roof duhet të përballet me ekzekutim.

XS
SM
MD
LG