Ndërlidhjet

Putin: Rusisë s’mund t’i vihen ultimatume


Shën Petersburg, 19 qershor 2015.
Shën Petersburg, 19 qershor 2015.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vendet perëndimore nuk duhet të përzihen në punët e Rusisë dhe se askush nuk duhet të flasë me Rusinë përmes ultimatumeve.

“Na është thënë se Shtetet e Bashkuara e dinë më mirë se për çfarë kemi ne nevojë. Por, le t’i përcaktojmë vetë interesat tanë dhe nevojat tona”, ka thënë Putin në një forum ekonomik në Shën Petersburg.

“Me ne nuk duhet të flietet me gjuhë ultimatumesh”, ka shtuar ai.

Putin ka paralajmëruar se Rusia nuk do t'i pranojë përpjekjet për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë me anë të forcës.

Lideri rus po ashtu ka thënë se shpreson se Irani dhe fuqitë botërore do të arrijnë shpejt marrëveshjen përfundimtare për programin bërthamor të Teheranit.

XS
SM
MD
LG