Ndërlidhjet

logo-print

Lufta anti-IS: Bllokohen rrjetet sociale në Taxhikistan


Gulmurod Halimov

Gulmurod Halimov

Rrjetet sociale, përfshirë Facebook, YouTube dhe Odnoklassniki, janë bllokuar në Taxhikistan.

Bllokada pason publikimin e videos së dytë që tregon ish-komandantin e forcave speciale të Taxhikistanit, i cili i është bashkuar grupit militant të Shtetit Islamik (IS).

Autoritetet në Dushanbe nuk e kanë komentuar bllokadën.

Por, zhdukja e komandantit Gulmurod Halimov, në muajin prill, për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, ka qenë një problem i madh për Taxhikistanin, i cili ka luftuar ashpër për dekurajimin e të rinjve nga udhëtimi në luftërat e Sirisë dhe Irakut.

Mediat taxhike raportojnë se në videon e re, Halimov bën kërcënime ndaj “të pafeve”, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG