Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga falënderon Slloveninë për lirimin e Haradinajt


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se mirëpret “kthimin e deputetit të Republikës së Kosovës dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zotëri Ramush Haradinaj” pas ndalimit në Slloveni.

Autoritetet sllovene kanë ndaluar Haradinajn të mërkurën, në bazë të një fletarrestimi nga Serbia, i vjetër 11 vjet.

“Falënderoj institucionet e Republikës së Sllovenisë dhe instancat më të larta të shtetit mik për bashkëpunimin e menjëhershëm për t'i dhënë fund këtij ndalimi të pabazë dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë të zotëri Haradinajt”.

“Në javët në vijim do të bashkërendohemi me të gjitha institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare për të adresuar njëherë e përgjithmonë çështjen e fletearrestimeve të pabaza që po cenojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës”, ka thënë presidentja Jahjaga.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG