Ndërlidhjet

Palët luftuese në Jemen nuk arrijnë armëpushim


Jemen
Jemen

Bisedimet për paqe midis palëve luftuese në Jemen kanë dështuar të prodhojnë marrëveshje armëpushimi.

Ministri i Jashtëm i Jemenit, Riad Yassin, i cili ndodhet në mërgim, ka fajësuar rebelët Huthi për dështimin.

Yasshin ka thënë se përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore do të vazhdojnë, porse nuk është caktuar ende ndonjë datë për rrethin e dytë të bisedimeve.

Konflikti në Jemen, midis forcave pro-qeveritare dhe rebelëve Huthi, ka lënë rreth 20 milionë njerëz në nevojë për ndihma.

Bisedimet në Gjenevë janë ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara.

Lufta në Jemen është ndezur pasi rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, kanë marrë kontrollin e kryeqytetit Sana, shtatorin e kaluar, dhe kanë detyruar presidentin Abd-Rabbu Mansour Hadi të shkojë në mërgim.

Konflikti ka përshkallëzuar në muajin mars, kur një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite ka nisur sulmet ajrore kundër rebelëve Huthi.

XS
SM
MD
LG