Ndërlidhjet

Vuçiq: Serbia nuk do mure ndaj askujt


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do t’i kërkojë kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, që të mos e ngrejë murin përgjatë kufirit me Serbinë.

Orban ka thënë se qeveria e tij planifikon të ndërtojë një mur, katër metra të lartë, për të ndaluar rrjedhën e migrantëve nga Serbia.

“Do të flas me Viktor Orbanin, edhe pse e di se ai u ka premtuar qytetarëve të tij dhe se është një politikan rezistent. Do t’i kërkoj që të mos e ngrejë atë mur dhe të bëjmë përpjekje për të gjetur një zgjidhje tjetër të përbashkët, sepse Serbia nuk dëshiron të ndërtojë mure ndaj askujt në rajon. Nëse ne ndërmarrim qasje të njëjtë, ne mund të ndërtojmë mure në kufijtë me Maqedoninë dhe Bullgarinë. Çfarë do të bëjë Bashkimi Evropian dhe kushdo atëherë”, ka thënë Vuçiq.

Hungaria ka pranuar mbi 53,000 kërkesa për azil këtë këtë vit, krahasuar me më pak se 43,000 në vitin 2014 dhe 2,150 në vitin 2012.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG