Ndërlidhjet

Sulmet terroriste janë rritur për 35% më 2014


Uashington

Uashington

Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se sulmet terroriste në gjithë botën janë rritur për 35 për qind në vitin 2014.

Në raportin vjetor për terrorizmin, Deparatmenti po ashtu ka vënë në pah rrjedhën e paparë të luftëtarëve të huaj në Siri.

Po sipas raportit, liderët e Al Kaidës duket se kanë humbur rolin e liderit në lëvizjen globale terroriste, për shkak të paraqitjes së shpejtë të grupit Shteti Islamik (IS) dhe shpalljes së "kalifatit".

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit thotë se në vitin 2014 kanë ndodhur 13,463 sulme terroriste - 35 për qind më shumë se në vitin 2013 - të cilat kanë rezultuar me 32,700 njerëz të vrarë.

Megjithatë, aktiviteti militant në disa vende ka shënuar rënie, përfshirë Pakistanin, Filipinet, Nepalin dhe Rusinë, thekson raporti.

XS
SM
MD
LG