Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Racizmi mbetet mallkim për shoqërinë


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Racizmi mbetet “mallkim” për shoqërinë, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, duke komentuar vrasjen e nëntë afrikano-amerikanëve në një kishë në Karolinën e Jugut.

Krimi ka ndodhur të mërkurën në qytetin Çarllston, ndërsa autori i dyshuar, Dylann Roof, është ngarkuar me nëntë akuza për vrasje.

“Motivet e dukshme të sulmuesit na kujtojnë se racizmi mbetet një mallkim që duhet ta luftojmë së bashku”, ka thënë Obama.

“Kemi bërë përparim të madh, por duhet të jemi vigjilentë sepse ai është ende gjallë”, ka shtuar ai.

Obama po ashtu ka bërë thirrje për një debat të ri për kontrollin e armëve dhe ka kërkuar nga Kongresi që të ndjekë opinionin publik.

XS
SM
MD
LG