Ndërlidhjet

logo-print

Heshtje zgjedhore në Shqipëri


Shqipëri - foto arkivi

Shqipëri - foto arkivi

Në Shqipëri po mbizotëron heshtja zgjedhore, e cila u paraprin zgjedhjeve lokale të së dielës.

Këto janë zgjedhjet e disata në radhë për pushtetin vendor që nga rënia e diktaturës, por janë të parat me një ndarje të re territoriale.

Për rrjedhojë, nga rreth 400 njësi vendore, gara këtë herë bëhet vetëm për 61 bashki, të rritura me territor dhe numër të votuesve.

Në garë janë 63 parti politike, shumica prej tyre të grupuara në dy koalicionet më të mëdha: Aleanca për Shqipërinë Evropiane, e udhëhequr nga Partia Socialiste, dhe Aleanca për Punë dhe Dinjitet, e drejtuar nga Partia Demokratike.

Vëmendja është përqendruar kryesisht te gara për Tiranën, ku rivalë kryesorë janë kandidati i PS-së, Erion Veliaj, dhe ai PD-së, Halim Kosova.

XS
SM
MD
LG