Ndërlidhjet

logo-print

Toka, “në një fazë të re të shkatërrimit”


Ilustrim

Ilustrim

Toka ka hyrë në një fazë të re të shkatërrimit dhe njerëzit mund të jenë në mesin e viktimave të para, thuhet në një studim të tre universiteteve amerikane.

Studimi thotë se kurrizorët janë duke u zhdukur me një normë 114 herë më të shpejtë se normalja.

“Jemi duke hyrë në zhdukjen e gjashtë masive”, ka thënë njëri nga autorët e studimit.

Ngjarja e tillë e fundit ka ndodhur 65 milionë vjet më parë me shuarjen e dinosaurusëve – sipas të gjitha gjasave, nga një meteor i madh që ka goditur Tokën.

Që nga viti 1900, studimi thotë se janë zhdukur mbi 400 kurrizorë, ndërsa humbja e tillë normalisht do të duhej të ndodhte brenda një periudhe 10,000-vjeçare.

Studimi është kryer nga universitetet Stanford, Princeton dhe Berkeley dhe është publikuar në revistën Science Advances.

XS
SM
MD
LG