Ndërlidhjet

Al Shababi vret 8 policë në Somali


Somali - foto arkivi

Somali - foto arkivi

Së paku tetë policë janë vrarë pranë kryqytetit të Somalisë, Mogadishu, nga një sulm i grupit islamik Al Shabab.

Autoritetet e rendit kanë thënë se militantët kanë sulmuar një stacion të policisë pranë qytetit Afgoi, mëngjesin e sotëm.

Al Shababi do që të përmbysë qeverinë në Mogadishu, e cila mbështetet nga Perëndimi.

Në të kaluarën, grupi ka intensifikuar sulmet gjatë Muajit të Ramazanit.

XS
SM
MD
LG