Ndërlidhjet

Irani “vazhdon mbështetjen” për grupet terroriste


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Mbështetja e Iranit për grupet terroriste ndërkombëtare nuk është zvogëluar gjatë vitit të kaluar, por në disa raste edhe është zgjeruar, thuhet në një vlerësim të Departamentit amerikan të Shtetit.

Sipas tij, as zgjedhja e presidentit Hassan Rohani dhe as perspektiva e një marrëveshjeje bërthamore me Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera botërore nuk kanë pasur efekt të madh në politikën e jashtme të Iranit, në Lindjen e Mesme.

Teherani ka rritur ndihmën për milicitë shiite që luftojnë në Irak dhe ka vazhduar ndihmën ushtarake dhe financiare për lëvizjen libaneze Hezbollah, për qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe për grupet palestineze: Hamasi dhe Xhihadi Islamik.

Vlerësimi i Departamentit amerikan të Shtetit po ashtu thotë se Irani nuk ka sjellë para drejtësisë anëtarë të lartë të Al Kaidës.

XS
SM
MD
LG