Ndërlidhjet

Merkel i kërkon Greqisë marrëveshje para së hënës


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se duhet të ketë marrëveshje midis Greqisë dhe kreditorëve të saj, para samitit urgjent të BE-së, që pritet të zhvillohet të hënën.

Përndryshe, ka shtuar Merkel, samiti nuk do të jetë në gjendje të marrë ndonjë vendim.

Greqia ka më pak se dy javë kohë për të arritur marrëveshje; në të kundërtën, nuk do të mund t’i paguajë borxhin Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 1.6 miliard eurosh.

Kreditorët e saj – Komisioni Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane – nuk janë të gatshëm të zhbllokojnë fondet e ndihmës derisa Greqia të mos bie dakord për reformat.

Ata duan që Greqia të zbatojë disa ndryshime ekonomike te pensionet, TVSH-ja dhe suficiti buxhetor, para se të lirojnë fondet prej 7.2 miliardë eurosh, të cilat janë shtyrë qysh në muajin shkurt.

XS
SM
MD
LG