Ndërlidhjet

logo-print

Veteranët e UÇK-së bllokojnë magjistralen Ferizaj - Hani i Elezit


Logo e Policisë së Kosovës

Logo e Policisë së Kosovës

Disa qindra veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bllokuar sot magjistralen Ferizaj - Hani i Elezit, si dhe qarkullimin për kamionët, të cilët bartin mall nga Maqedonia.

Protesta e veteranëve të luftës është organizuar për shkak të, siç është thënë, vonesës së publikimit të listave përfundimtare të veteranëve dhe kategorive tjera të dala nga lufta e UÇK-së.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës i rajonit të Ferizajt, Agim Gashi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se bllokimi i magjistrales nga veteranët e luftës ka nisur në orën 12.

“Policia ka menaxhuar situatën. Kemi tentuar që me bisedime të arrijmë një marrëveshje që ta lirojmë rrugën. Pasi që nuk ka pasur sukses, policia ka intervenuar dhe e ka zhbllokuar rrugën rreth orës 13:30. Janë shpërndarë protestuesit, por pas një kohe të shkurtër prapë kanë dalë në rrugë. Tash, për momentin, situata është kështu dhe priten hapa tjerë”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se policia ende nuk ka ndonjë informatë nga qendra mjekësore nëse ka pasur të lënduar gjatë përplasjes së policisë me protestues.

XS
SM
MD
LG