Ndërlidhjet

McCain kërkon armatosjen e Ukrainës


John McCain

John McCain

Senatori amerikan, John McCain, ka kërkuar sërish nga Uashingtoni që të dërgojë armë për forcat e Ukrainës, të cilat luftojnë separatistët pro-rusë në lindje të vendit.

“Është e turpshme që ne nuk u sigurojmë ukrainasve armë për të mbrojtur veten e tyre. Ata janë duke luftuar me armë të shekullit 20, kundër armëve të Rusisë, të shekullit 21. Kjo nuk është luftë e drejtë”, ka thënë McCain, në një konferencë për gazetarët në Kiev.

Duke folur përkrah tij, senatori tjetër amerikan, Tom Cotton, ka thënë se liderët perëndimorë i kanë ofruar presidentit rus, Vladimir Putin, disa shanse për të shtensionuar konfliktin, por Putin, sipas tij, i ka injoruar ato.

Vendet perëndimore, deri më tash, i kanë ofruar Ukrainës vetëm ndihmë jovdekjeprurëse.

XS
SM
MD
LG