Ndërlidhjet

logo-print

Djali i Bin Ladenit ka kërkuar certifikatën e vdekjes së babait


Ilustrim

Ilustrim

Djali i Osama Bin Ladenit raportohet se ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara certifikatën e vdekjes së babait të tij.

Një letër që thuhet se është nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Arabinë Saudite, është në mesin e 60,000 dokumenteve saudite, të bëra publike nga ueb-faqja WikiLeaks.

Konsulli i përgjithshëm, Glen Keiser, i ka shkruar Abdullah Bin Ladenit më 2011, duke i thënë se nuk mund t’i sigurojë atij certifikatën e vdekjes.

Keiser ka thënë se kjo certifikatë nuk është lëshuar kurrë.

“Kjo përkon me praktikën e rregullt për individët e vrarë gjatë operacioneve ushtarake”, ka thënë ai.

WikiLeaks ka thënë se do të publikojë mbi 500,000 dokumente të Ministrisë së Jashtme saudite.

XS
SM
MD
LG