Ndërlidhjet

logo-print

Veteranët paralajmërojnë vazhdimin e protestave


Foto arkivi

Foto arkivi

Protesta e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët në mesditën e ditës së shtunë, kanë bllokuar magjistralen Ferizaj - Hani i Elezit si dhe qarkullimin për kamionët, ka përfunduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës i rajonit të Ferizajt, Agim Gashi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se protesta ka përfunduar rreth orës 14:20. Sipas tij, policia ka shoqëruar disa pjesëmarrës në protestë.

“Policia ka shoqëruar 5 persona në stacionin e policisë, të cilët janë intervistuar dhe më pas janë liruar”, ka thënë Gashi.

Ai ka theksuar se, rreth orës 13:30, policia ka intervenuar dhe ka zhbllokuar rrugën, por, pas një kohe të shkurtër, protestuesit përsëri kanë dalë në rrugë dhe e kanë bllokuar atë.

Përfaqësuesit e Këshillit për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Luftëtarëve të UÇK-së kanë paralajmëruar se protesta e veteranëve të UÇK-së do të vazhdojë ditën e hënë dhe të martë të javës që vjen.

Protesta e veteranëve të luftës është organizuar për shkak të, siç është thënë, vonesës së publikimit të listave përfundimtare të veteranëve dhe kategorive tjera të dala nga lufta e UÇK-së.

XS
SM
MD
LG