Ndërlidhjet

logo-print

Greqia do të dalë me propozime të reja para kreditorëve


Ministri grek për Koordinimin e Operacioneve Qeveritare, Alekos Flambouraris, ka thënë se Athina do të dalë me propozime të reja para kreditorëve ndërkombëtarë, para së hënës.

Ai u ka thënë mediave greke se beson se Banka Qendrore Evropiane nuk do të lejojë kolapsimin e bankave greke.

Disa raporte thonë se miliarda euro janë tërhequr nga bankat greke javën e kaluar.

Të hënën, Bashkimi Evropian mban një samit urgjent për Greqinë.

Greqia ka më pak se dy javë kohë për të arritur marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë; në të kundërtën, nuk do të mund t’i paguajë borxhin Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 1.6 miliard eurosh.

Kreditorët e saj – Komisioni Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane – nuk janë të gatshëm të zhbllokojnë fondet e ndihmës derisa Greqia të mos bie dakord për reformat.

Ata duan që Greqia të zbatojë disa ndryshime ekonomike te pensionet, TVSH-ja dhe suficiti buxhetor, para se të lirojnë fondet prej 7.2 miliardë eurosh, të cilat janë shtyrë qysh në muajin shkurt.

XS
SM
MD
LG