Ndërlidhjet

VV dënon “dhunën” e policisë ndaj veteranëve


Foto arkivi
Foto arkivi

Lëvizja Vetëvendosje ka dënuar ashpër “intervenimin brutal” të Policisë së Kosovës ndaj veteranëve të luftës së UÇK-së, të cilët kanë protestuar në magjistralen Prishtinë – Han i Elezit.

“Moskujdesi i shtetit të Kosovës ndaj veteranëve të luftës dhe margjinalizimi i tyre tash po shfaqet edhe përmes shtypjes konkrete të tyre, duke i sulmuar dhunshëm me polici, pra në vetmen gjuhë që e di kjo qeveri kur përballet me pakënaqësi qytetare”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Kjo lëvizje po ashtu ka thënë se mbështet “kërkesat e drejta të veteranëve”.

Veteranët e luftës kanë protestuar për shkak të, siç është thënë, vonesës së publikimit të listave përfundimtare të veteranëve dhe kategorive tjera të dala nga lufta e UÇK-së.

Policia ka ndërhyrë dhe ka zhbllokuar rrugën.

XS
SM
MD
LG