Ndërlidhjet

Indi: Zi për dhjetëra viktimat e alkoolit të prishur


Ilustrim

Ilustrim

Banorët në Mumbai të Indisë janë në zi për dhjetëra njerëz që kanë humbur jetën nga helmimi me alkool.

Numri i të vdekurve ka arritur të shtunën në 84.

Zëdhënësi i policisë, Dhananjay Kulkarni, ka thënë se ky është incidenti më i keq i llojit të tillë në më shumë se një dekadë.

Ai ka thënë se mbi 30 njerëz janë ende në spital dhe se disa prej tyre janë në gjendje serioze.

Vdekjet nga alkooli i paligjshëm janë të shpeshta në Indi, pasi të varfrit nuk mund t’i përballojnë pijet e licencuara.

XS
SM
MD
LG