Ndërlidhjet

Kisha në Çarllston do të rihapet sot


Çarllston, Karolinë e Jugut

Çarllston, Karolinë e Jugut

Kisha afrikano-amerikane në Karolinën e Jugut, në të cilën janë vrarë nëntë famullistë, do të rihapet sot.

Qindra njerëz pritet të marrin pjesë në meshën e së dielës.

Personi i dyshuar për masakrën, 21-vjeçari Dylann Roof, i cili kohët e fundit ka shprehur pikëpamje raciste, po mbahet në burg në Çarrllston.

Roof është arrestuar të enjten, një ditë pas krimit, dhe është ngarkuar me nëntë akuza për vrasje.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kërkuar luftë më të intensifikuar kundër racizmit, si dhe ka bërë thirrje për debat të ri për kontrollin e armëve.

XS
SM
MD
LG