Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten 18 anëtarë të një familjeje


Afganistan

Afganistan

Tetëmbëdhjetë anëtarë të një familjeje kanë humbur jetën në jug të Afganistanit, pasi furgoni me të cilin udhëtonin, ka hasur në një bombë në anë të rrugës.

Incidenti ka ndodhur në qarkun Marjah të provincës Helmand.

Shefi i policisë rajonale, Nabil Jan Mullahkhail, ka thënë se në mesin e të vrarëve ka gra dhe fëmijë.

“Së paku 18 veta janë vrarë nga ky shpërthim, përfshirë fëmijë, gra… Po ashtu pesë veta janë plagosur dhe ata janë dërguar në spital”, ka thënë zyrtari i policisë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup, ndonëse dyshimet bien mbi militantët talibanë.

XS
SM
MD
LG