Ndërlidhjet

logo-print

Al Jazeera i kërkon Gjermanisë lirimin e gazetarit


Ilustrim

Ilustrim

Televizioni Al Jazeera u ka bërë thirrje autoriteteve gjermane që të lirojnë menjëherë gazetarin e tij, Ahmed Mansour, i cili është arrestuar të shtunën në Aeroportin Tegel të Berlinit, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Egjipti.

“Vendet e tjera nuk duhet të bien pre e shtypjes së mediave në Egjipt”, ka thënë Mostefa Souag, ushtrues i drejtorit të përgjithshëm të Al Jazeera-s.

Vitin e kaluar, drejtësia në Kajro e ka dënuar Mansourin në mungesë me 15 vjet burgim, nën akuzat për torturë.

Al-Jazeera thotë se akuzat kundër Mansourit, i cili ka edhe shtetësi britanike, edhe egjiptiane, janë absurde dhe të rreme.

Mansour pritet të dalë të hënën para gjykatësit gjerman.

XS
SM
MD
LG