Ndërlidhjet

Indi: Rritet numri i të viktimave nga alkooli i prishur


Ilustrim

Ilustrim

Policia në kryeqytetin financiar të Indisë, Mumabi, ka njoftuar sot se së paku 94 njerëz kanë humbur jetën nga helmimi me alkool të prishur dhe se 45 të tjerë janë të shtruar në spital.

Zëvendëskomesari i policisë, Dhananjay Kulkarni, ka thënë se numri i të vdekurve mund të rritet.

Viktimat e para janë regjistruar qysh të enjten.

Pesë njerëz po mbahen në paraburgim për shkak të shitjes së alkoolit të palicencuar në zona të varfra të qytetit.

Vdekjet nga alkooli i paligjshëm janë të shpeshta në Indi, pasi të varfrit nuk mund t’i përballojnë pijet e licencuara.

XS
SM
MD
LG