Ndërlidhjet

Jahjaga në hapjen e fushatës “Ti je pjesë e atdheut...”


Prishtinë, 21 qershor 2015.

Prishtinë, 21 qershor 2015.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë sot në hapjen e fushatës për regjistrimin e diasporës “Ti je pjesë e atdheut – Regjistrohu edhe ti”.

“Aktiviteti është organizuar nga Ministria e Diasporës, nën udhëheqjen e ministrit Valon Murati dhe është mbështetur nga UNDP/IOM”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në kuadër të kësaj fushate, të gjithë kosovarët që jetojnë në mërgim, do të kenë rastin që gjatë shkuarjes për pushime në Kosovë, të plotësojnë formularët e regjistrimit në pikat kufitare.

XS
SM
MD
LG