Ndërlidhjet

logo-print

Papa: Migrantët nuk janë mallra


Papa Françesku

Papa Françesku

Papa Françesku ka thënë sot se migrantët nuk duhet të mbahen përgjegjës për problemet ekonomike dhe nuk duhet të trjatohen si “mallra”.

Kreu i Selisë së Shenjtë ka qëndruar sot në qytetin Torino të Italisë, ku i është drejtuar masës së njerëzve.

“Migracioni rrit konkurrencën, por migrantët nuk duhet të fajësohen, sepse ata vetë janë viktima të pabarazisë, të kësaj ekonomie dhe të luftërave. Të bën të qash kur i sheh skenat e ditëve të fundit, ku qeniet njerëzore trajtohen si mallra”, ka thënë Papa Françesku.

Evropa po përballet me një numër të madh të migrantëve që ikin nga Lindja e Mesme dhe Afrika, për shkak të konflikteve dhe varfërisë atje.

XS
SM
MD
LG