Ndërlidhjet

logo-print

Tibetianët festojnë ditëlindjen e Dalai Lamës


Dalai Lama

Dalai Lama

Tibetianët janë duke festuar ditëlindjen e 80-të të udhëheqësit të tyre shpirtëror, Dalai Lama.

Mijëra tibetianë janë lutur dhe kanë vënë lule pranë statutjës së Budës në qytetin indian, Dharamsala, ku Dalai Lama jeton në mërgim.

Njëzetenjë qershori është ditëlindja e Dalai Lamës sipas kalendarit tibetian.

Dalai Lama është pensionuar nga politika në vitin 2011, por mbetet fytyra ndërkombëtare e kauzës tibetiane.

Ai është larguar nga Tibeti në vitin 1959, pas një kryengritjeje të dështuar kundër sundimit të Kinës.

Dalai Lama ka fituar Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1989.

XS
SM
MD
LG