Ndërlidhjet

“Çmenduri” nëse nuk arrihet marrëveshja për Greqinë


Ilustrim
Ilustrim

Shefja e bankës më të madhe të Greqisë ka thënë se do të ishte “çmenduri” nëse nuk arrihet marrëveshje për krizën e borxheve të këtij vendi.

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, do të takojë të hënën liderët e vendeve të Eurozonës, në një samit në Bruksel.

Louka Katseli, shefe e Bankës Kombëtare të Greqisë, i ka thënë BBC-së se bankat nuk do të mbeten menjëherë pa para.

Por, ajo ka paralajmëruar se situata është serioze dhe se mungesa e marrëveshjes mund ta rëndojë më shumë.

Greqia ka më pak se dy javë kohë për të arritur marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë; në të kundërtën, nuk do të mund t’i paguajë borxhin Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 1.6 miliard eurosh.

Kreditorët e saj – Komisioni Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane – nuk janë të gatshëm të zhbllokojnë fondet e ndihmës derisa Greqia të mos bie dakord për reformat.

XS
SM
MD
LG