Ndërlidhjet

Sekretari Carter nis turneun në Evropë


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, niset sot drejt Evropës.

Pentagoni ka bërë të ditur se temë kryesore e të gjitha takimeve të Carterit do të jetë qasja më e mirë e mundshme e Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të NATO-s ndaj Rusisë, pas aneksimit që i ka bërë Krimesë dhe mbështetjes së vazhdueshme që ofron për rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Të hënën në Gjermani, Carter do të takojë ministrat e Mbrojtjes të Gjermanisë, Holandës dhe Norvegjisë.

Një ditë më vonë, ai do të qëndrojë edhe në Talin të Estonisë, ku do të zhvillojë bisedime me shefat e mbrojtjes të të gjitha vendeve të Baltikut.

Carter do të ndjekë edhe një samit të NATO-së në Blelgjikë.

XS
SM
MD
LG