Ndërlidhjet

Viktima të reja nga i nxehti në Pakistan


Pakistan
Pakistan

Së paku pesë viktima të reja janë regjistruar në Pakistan, si pasojë e valës së nxehtë që ka përfshirë këtë vend.

Në provincën Sind dhe Baluçistan, temeperaturat kanë arritur mbi 45 gradë Celsius.

Më 7 dhe 8 qershor, së paku 25 pakistanezë kanë vdekur nga i nxehti.

Vala e të nxehtit ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa qytete, çfarë ka bërë që qytetarët të protestojnë me zemërim.

Kryeministri Nawaz Sharif ka urdhëruar zyrtarët që të ndërmarrin “të gjithë hapat” për të adresuar ndërprerjet e energjisë elektrike në Pakistan.

Problemet e kanë bërë të vështirë agjërimin e Ramazanit në këtë vend të banuar kryesisht me myslimanë.

XS
SM
MD
LG