Ndërlidhjet

Vriten dy ushtarë të Ukrainës në Donjeck


Ukrainë - foto arkivi

Ukrainë - foto arkivi

Ushtria e Ukrainës ka bërë të ditur se dy shërbyes të saj janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në luftimet midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë, në lindje të vendit.

Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko, ka thënë se viktimat janë shkaktuar nga zjarri i mortajave në rajonin e Donjeckut.

“Armiqësitë e armatosura janë rritur ndjeshëm përreth qytetit Mariupol”, ka thënë Lysenko.

Separatistët, në anën tjetër, kanë thënë se një cvil është vrarë dhe një tjetër plagosur dhe kanë akuzuar forcat qeveritare për bombardimin e zonave të banuara në Donjeck.

Mbi 6,400 njerëz kanë humbur jetën prejse ka nisur konflikti në lindje të Ukrainës, në prill të vitit 2014.

Luftimet vazhdojnë pavarësisht marrëveshjes për armëpushim, të nënshkruar në Minsk në muajin shkurt.

XS
SM
MD
LG