Ndërlidhjet

logo-print

Deputetët iranianë vënë kushte për marrëveshjen bërthamore


Ilustrim

Ilustrim

Parlamenti i Iranit ka votuar për të ndaluar qasjen e inspektorëve ndërkombëtarë në lokacionet ushtarake të Republikës Islamike.

Por, menjëherë pasi 199 ligjvënës kanë votuar në favor të ligjit, Parlamenti ka shtuar amandamentet që zvogëlojnë fuqinë e tij për t’i vënë veto marrëveshjes eventuale midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore, për programin bërthamor të Iranit.

Me këto amandamente, e drejta e mbikëqyrjes i jepet Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ky këshill përfshin ministra qeveritarë, komandantë ushtarakë dhe zyrtarë të tjerë të lartë, të emëruar nga udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Ai udhëhiqet nga presidenti i Iranit, Hassan Rohani, porse fjalën e fundit atje e ka Khamenei.

Ligji që kanë votuar sot deputetët, bën thirrje për heqjen e plotë të të gjitha sanksioneve kundër Iranit, si parakusht për çdo marrëveshje me fuqitë botërore.

Nëse kalon, ligji mund të komplikojë bisedimet në Vjenë, që kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje para afatit të 30 qershorit.

XS
SM
MD
LG