Ndërlidhjet

Taylor Swift tërheq albumin nga shërbimet e Apple


Taylor Swift
Taylor Swift

Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, ka tërhequr albumin e saj 1989 nga shërbimi muzikor i kompanisë Apple.

Në një letër të hapur për Apple, Swift ka thënë se tërheq albumin, pasi është e pakënaqur me testimin tremujor, pa pagesë, që u është ofruar abonentëve.

“Nuk jam e sigurt nëse ju e dini se Apple Music nuk do t’iu paguajë tekstshkruesve, producentëve apo artistëve për ata tre muaj”, ka thënë Swift.

Ajo ka thënë se plani është “i padrejtë” dhe se Apple ka para për të mbuluar koston.

“Tre muaj janë kohë e gjatë për t’u mos paguar dhe është e padrejtë t’i kërkohet dikujt që të punojë për asgjë”, ka thënë këngëtarja 25 vjeçe.

Apple nuk ka komentuar ende për këtë çështje.

1989 ka qenë njëri nga albumet më të shitura në vitin 2014.

Vetëm në Shtetet e Bashkuara, ai është shitur në më shumë se 4.9 milionë kopje.

XS
SM
MD
LG