Ndërlidhjet

logo-print

Rihapet kisha në Çarllston, pas masakrës së 17 qershorit


Çarllston, Karolinë e Jugut

Çarllston, Karolinë e Jugut

Kisha afrikano-amerikane në Karolinën e Jugut, e cila më 17 qershor ka qenë skenë e krimit, është rihapur.

Të dielën është mbajtur mesha e parë që nga vrasja e nëntë personave.

Personi i dyshuar për masakrën, 21-vjeçari Dylann Roof, i cili kohët e fundit ka shprehur pikëpamje raciste, po mbahet në një burg në Çarllston.

Kleriku Norvel Goff ka lexuar gjatë meshës emrat e të nëntë viktimave.

Ai ka thënë se “djalli ka hyrë”, por nuk ka arritur të marrë kontrollin e kishës.

Mesha është përcjellë nga qindra njerëz dhe nga masa të rrepta të sigurisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kërkuar luftë më të intensifikuar kundër racizmit, si dhe ka bërë thirrje për debat të ri për kontrollin e armëve.

XS
SM
MD
LG