Ndërlidhjet

Edhe 2 viktima të MERS-it në Korenë Jugore


Foto ilustrim
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Korenë Jugore bën të ditur se kanë vdekur edhe dy persona nga virusi Sindromi Respirator i Lindjes së Mesme (MERS), duke e çuar numrin e përgjitshëm të vdekjeve në 27, që prej se ky virus ka goditur vendin.

Zyrtarët po ashtu njoftuan sot se janë regjistruar edhe 3 raste të reja me MERS, duke bërë që numri i pacientëve të infektuar të arrijë në 172, që prej se virusi u shfaq në Korenë e Jugut.

Dy viktimat e sotme ishin meshkuj rreth viteve të 80-ta dhe që të dy kanë qenë me kancer.

Zyrtart në Korenë Jugore po ashtu njofojnë se 14 raste konsiderohen se janë në gjendje kritike, ndërkaq, 50 pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitali.

XS
SM
MD
LG