Ndërlidhjet

Pakistan: Arrinë në 122 numri i viktimave nga i nxehti


Ilustrim
Ilustrim

I nxehti i madh në Pakistan ka marrë jetërat e së paku 122 personave, thonë zyrtarët pakistanezë.

Që prej 20 qershorit, 114 persona janë raportuar se kanë vdekur në Karaçi dhe 8 të tjerë në provincën Sind, kanë njoftuar zyrtarët shëndetësorë.

Të gjitha vdekjet kanë ardhur si pasojë e të nxehtit të madh.

Temperaturat në jug të vendit kanë arritur deri në 45 gradë Celcius.

Departamenti i Meteorogjisë në Pakistan ka njoftuar se parashikohet që temperaturat do të zbresin ditët e ardhshme edhe pse ato të vazhdojnë të mbesin të larta.

Zyrtarët pakistanzë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin ekspozimin ndaj diellit.

XS
SM
MD
LG