Ndërlidhjet

Sekretari Carter nis sot turneun në Evropë


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter sot fillon turneun e tij në Evropë, turne i cili ka për fokus bashkëpunimin në mes të aleatëve të NATO-s për të dobësuar agresionin rus në Krime dhe Ukrainë.

Pentagoni njofton se të gjitha ndalesat e Carterit do të kenë për qëllim se si Shtetet e Bashkuara, NATO dhe partnerët e NATO-s, më së miri mund të ballafaqohen me aneksimin e Krimesë nga Moska dhe mbështetjes së Rusia po i jep separatistëve në lindje të Ukrainës.

Sekretari Carter sot do të zhvilloj bisedime në Berlin me ministrat e mbrojtjes së Gjermanisë, Holandës dhe Norvegjisë.

Ai është paraparë që të udhëtojë në kryeqytetin e Estonisë, në Talin më 23 qershor, ku do të takohet me ministrat e mbrojtjes së Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë. Të trija këto shtete, kanë bërë thirrje për prezencë të vazhdueshme të trupave të NATO-s në territorin e tyre, për shkak të frikës se në shtetet e Baltikut dhe Evropës Lindore mund të ketë aksione ushtarake të Rusisë.

Sekretari Carter gjithashtu do të vizitojë Belgjikën, ku do të takohet me ministrat e mbrojtjes së NATO-s.

Turneu i tij në Evropë do të mbarojë më 26 qershor me vizitën që ai do t’i bëjë trupave gjermaneve të stacionuara në Bavari.

XS
SM
MD
LG