Ndërlidhjet

Talebanët marrin nën kontroll një distrikt të Kunduzit


Ilustrim
Ilustrim

Një zyrtar afgan thotë se talebanët kanë marrë nën kontroll distriktin e dytë në veri të provincës Kunduz, pas përleshjeve me forcat lokale të sigurisë.

Mohammad Yusuf Ayubi, kreu i këshillit provincial, ka thënë sot se kryengritësitë kanë sulmuar Dashti Archi nga të katër anët, duke zhvilluar luftime të ashpëra deri sa e kanë marrë nën kontroll zonën.

Ai ka thënë se në anën e forcave lokale të sigurisë ka viktima por nuk ka dhënë shifra të sakta.

Ayubi ka thënë se 150,000 banorë të këtij distrikti nuk kanë mundur të ikin nga luftimet.

Talebanët kanë marrë nën kontroll distriktin Chardara të Konduzit dje.

Që prej muajit prill, kryengritësit janë munduar që të marrin nën kontroll kryeqytetin e provincës, që po ashtu quhet Konduz por forcat afgane kanë arritur që t’i zbrapsin.

XS
SM
MD
LG