Ndërlidhjet

Aktivisti rus sulmohet gjatë fushatës së liderit opozitar


Aktivisti rus Dmitry Taralov
Aktivisti rus Dmitry Taralov

Një aktivist rus, i cili punon me liderin opozitar Aleksei Navalny është dërguar në spital, pasi është rrahur gjatë udhëtimit në fushatën që Navalny po zhvillon në Rusi.

Një fotografi e publikuar në ueb faqen e Navalny shfaqë Dmitry Taralov teksa është i shtrirë në tokë dhe goditet nga dy njerëz.

Navalny ka thënë se Taralov është dërguar në spital dhe se ai ka thyer dhëmbët e përparëm, pasi u sulmua në qytetin Magadan më 21 qershor.

Agjencia e lajmeve TASS raporton se anëtarja e parlamentit rus në Lindjen e Largët, Irina Yarovaya, ka kërkuar nga policia që të gjejë përgjegjësitë e këtij sulmi.

Aktivisti Taralov punon në një fond të ngritur nga Navalny për të hetuar dhe shfaqur korrupsionin e zyrtarëve në Rusi.

XS
SM
MD
LG