Ndërlidhjet

Talebanët sulmojnë parlamentin afgan


Kabul, Afganistan
Kabul, Afganistan

Një sulmues vetëvrasës taleban dhe disa persona të armatosur kanë sulmuar sot parlamentin e Afganistanit, përderisa në dy ditët e fundit, militantët kanë arritur që të marrin nën kontroll dy distrikte në veri të vendit.

Zëdhënësi i policisë në Kabul, Ebadullah Karim tha se “një makinë me bombë ka shpërthyer jashtë ndërtesës së parlamentit dhe disa luftëtarë të tjerë janë pozicionuar shumë afër ndërtesës së parlamentit”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Sediq Sediqqi tha se sulmuesit janë zbrapsur nga forcat e sigurisë dhe më pas kanë arritur që të ikin në një ndërtesë aty pranë, duke shtuar se policia ka arritur që të rrethojë ndërtesën.

Zyrtarët e sigurisë thonë se ligjvënësitë afganë janë të sigurtë.

Ndërkaq, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahiq ka marrë përgjegjësinë e këtij sulmi.

“Ne kemi ndërmarrë një sulm në parlament derisa ishte duke u mbajtur një mbledhje e rëndësishme për të prezantuar ministrin e mbrojtjes”, ka thënë Mujahid.

Talebanët kanë arritur që të marrin sot nën kontroll distriktin e Dasht-e-Archi në veri të provincës Kunduz, një ditë pas qindra militantë arritën që të marrin nën kontroll edhe distriktin Chardara të po kësaj province.

Tërheqja e forcave të huaja dhe zvogëlimi i sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara ka lejuar që luftëtarët talebanë të ndërmarrin disa sulme në provinca të rëndësishme të Afganistanit.

XS
SM
MD
LG