Ndërlidhjet

Shqipëri: Vazhdon numërimi i votave për pushtetin lokal


Pamje nga votimet e së dielës

Pamje nga votimet e së dielës

Autoritetet në Shqipëri po vazhdojnë numërimin e votave nga zgjedhjet vendore të mbajtura të dielën, më 21 qershor.

Përfaqësuesit e partive kryesore në Shqipëri kanë bërë thirrje që gjatë numërit të votave të respektohet ligji.

Nga votimet e së dielës zgjidhen 61 kryetarë bashkish në 12 qarqet e vendit.

Për herë të parë është aplikuar harta e re territoriale, e cila u arrit si pasojë e reformës territoriale mes dy forcave kryesore politike, Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

Ecuria e procesit të votimit ka qenë përgjithësisht e qetë, ndonëse vlerësimin për procesin e votimit, do ta japë misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë.

XS
SM
MD
LG