Ndërlidhjet

BE-ja nis misionin ushtarak në Mesdhe


Foto arkiv
Foto arkiv

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian zyrtarisht kanë miratuar nisjen e fazës së parë të operacionit ushtarak kundër trafikantëve të njerëzve në Detin Mesdhe.

Zyrtarët thonë se anijet dhe aeroplanët e inteligjencës, të cilat do të mbledhin informacione, do të jenë të gatshme brenda javës.

Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini ka thënë se 28 shtetet e bllokut janë përgjigjur shpejt ndaj krizës që po zhvillohet në brigjet jugore.

Liderët e BE-së janë pajtuar në samitin urgjet të mbajtur në prill, që të bëjnë një plan gjithëpërfshirës për të zgjidhur problemin, duke përfshirë këtu edhe mundësinë e operacioneve ushtarake, për të ndjekur trafikantët që punojnë jashtë Libisë.

Faza e parë, ajo e mbledhjes së informacioneve, është menduar që të pasohet nga veprime konkrete, duke sulmuar anijet e trafikantëve dhe duke i arrestuar ata.

Faza e tretë do të zgjerojë këto veprime në ujërat territoriale të Libisë dhe ndoshta edhe brenda vetë vendit.

Në samitin e prillit, gjithashtu është rënë dakord që të avancohet pas dy fazave të para, por kjo gjë kërkon një rezolutë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe që Libia të pajtohet me këto veprime, përpara se vendet e BE-së të vazhdojnë tutje me planin.

XS
SM
MD
LG