Ndërlidhjet

logo-print

Carter: SHBA nuk do ta lejojë Rusinë të na tërheqë në të kaluarën


Ashton Carter gjatë qëndrimit të sotëm në Berlin

Ashton Carter gjatë qëndrimit të sotëm në Berlin

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët nuk do të lejojnë që Rusia “të na tërheqë prapa në të kaluarën”, derisa e ka akuzuar Moskën për përpjekje për rikrijimin e sferës së ndikimit nga periudha ish-sovjetike.

Duke folur sot në Berlin, në fillim të turneut të tij evropian, zoti Carter tha se “ne nuk synojmë luftë të ftohtë e lëre më luftë të nxehtë me Rusinë”, dhe ka shtuar se “ne nuk synojmë ta bëjmë Rusinë një armik, por nuk duhet gabuar, ne do t’i mbrojmë aleatët tanë, rendin botëror të bazuar në rregulla, dhe të ardhmen pozitive, që na siguron të gjithë neve”.

Përfshirja e Rusisë në Ukrainë ka shkaktuar një seri të lëvizjeve ushtarake të NATO-s, përfshirë edhe krijimin e forcës së shpejtë për përgjigje.

Sekretari Carter theksoi se aleanca do t’i mbaj dyert e hapura për përmirësim të marrëdhënieve me Rusinë, por “Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që Rusia të na tërheqë ne prapa në të kaluarën”.

Zyrtari i lartë amerikan do të takohet me ministrat e mbrojtjes së Gjermanisë, Holandës dhe Norvegjisë.

Nesër, Ashton Carter do të udhëtoj në kryeqytetin Talin të Estonisë, ku pritet të takohet me ministrat e mbrojtjes së Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

XS
SM
MD
LG