Ndërlidhjet

Maradona, kandidat për president të FIFA-s


Diego Maradona, foto nga arkivi

Diego Maradona, foto nga arkivi

Diego Maradona do të kandidojë për postin e presidentit të FIFA-s, ka thënë një gazetar nga Uruguaji, i cili ka një emision të përbashkët televiziv me legjendën e futbollit argjentinas.

“Unë jam kandidat; këto janë fjalët që Diego Maradona ka përdorur kur e kam pyetur për kandidaturën e tij për president të FIFA-s”, ka thënë gazetari Victor Hugo Morales, në një postim të tij në Twitter.

Që të dy janë bashkë-autorë të emisionit televiziv De Zurda.

Maradona ndryshe është kritik i ashpër i FIFA-s nën udhëheqjen e presidentit aktual, Sepp Blatter, i cili muajin që shkoi njoftoi se do të largohet nga ky post.

Institucioni botëror i futbollit është goditur nga hetime shumëkombëshe mbi korrupsionin, të inicuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra.

Kongresi i posaçëm i FIFA-s për zgjedhjen e presidentit nuk do të mbahet para muajit dhjetor.

XS
SM
MD
LG