Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Sulmi në Kabul – qartazi kundër demokracisë


Pamje brenda parlamentit pas sulmit të sotëm

Pamje brenda parlamentit pas sulmit të sotëm

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kabul (UNAMA) e ka dënuar sulmin e sotëm në Parlamentin e Afganistanit, duke e cilësuar atë si “qartazi të qëllimshëm kundër demokracisë në Afganistan”.

Një sulmues vetëvrasës taliban dhe disa persona të armatosur e kanë sulmuar sot më herët gjatë ditës Parlamentin e Afganistanit.

Ministri i brendshëm i këtij vendi, Sediq Sediqqi, tha se personat e armatosur ishin zmbrapsur nga forcat e sigurisë. Policia tha se sulmi ka përfunduar dhe të 6 sulumesit talibanë janë vrarë.

Zyrtarët e sigurisë thanë se të gjithë anëtarët e parlamentit janë të sigurt.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabibullah Mujahid, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

“Ne kemi ndërmarrë një sulm në parlament, pasi atje ishte një mbledhje e rëndësishme për zgjedhjen e ministrit të mbrojtjes”, tha Mujahid nëpërmjet telefonit.

XS
SM
MD
LG