Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Janë vrarë dy ushtarë


Andriy Lysenko

Andriy Lysenko

Ushtria e Ukrainës thotë se dy pjesëtarë të saj janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga sulmet e separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës, gjatë 24 orëve të fundit.

Zëdhënësi ushtarak ukrainas, Andriy Lysenko, tha sot në një konferencë për shtyp në Kiev se “rreth Donjeckut, veçanërisht afër aeroportit, po vazhdon operacioni ushtarak, pasi armiku i ka futur armatimet e ndaluara brenda në Donjeck dhe aktivisht po i përdorë ato”.

Mëtutje, ai ka theksuar se situata afër qytetit strategjik, Mariupol, që është nën kontroll të qeverisë në Kiev, dje ishte “ekstremisht e tensionuar”, pasi kryengritësit kanë përdorë artileri dhe të shtëna nga snajperët për t’i sulmuar pozicionet e ushtrisë së Ukrainës.

Nga ana tjetër, udhëheqës të separatistëve prorusë thanë se nuk ka pasur sulme të mëdha nga ushtria e Ukrainës, në territoret që ata i kanë nën kontroll, gjatë fundjavës.

Të dy palët e akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të vazhdueshme të armëpushimit të arritur në Minsk të Bjellorusisë, në muajin shkurt, por rritja e shkakllës së luftimeve në pak javët e kaluara, ka ndikuar që monitoruesit ndërkombëtarë të tërheqin vërejtjen për kërcënim të konfliktit më të gjërë.

XS
SM
MD
LG